28.6 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Polici i quajtur ankth, për 30 vjet ka dërguar njerëz të pafajshëm në burg (Video)

Më shumë se 30 vjet ka falsifikuar prova, i ka nxjerrë pranimet me dhunë dhe ka gjetur dëshmitarë të rrejshëm në mënyrë për të zgjidhë vrasjet. Askush nuk mundte t’i kundërvihej. Vetëm në kohë të fundit disa familje arritën të fitojnë drejtësi. Shumë dëshmi të rrejshme, në bazë të cilave i ka burgosur njerëzit, ishin gati identike dhe ishte e qartë se nuk ishin të vërteta, por se ishin të montuar”, thotë burimi për mediat e huaja.

Plot 30 vjet i ka dërguar njerëzit e pafajshëm në burg. Për shkak të tij më tepër se 50 njerëz të pafajshëm kanë përfunduar pas grilave. Reynaldo Guevara, sipas shkrimeve të mediave të huaja, bindshëm ishte detektivi më i keq në histori të policisë në Çikago. Pretendohet se më tepër se 50 persona i ka dërguar në burg. “Më shumë se 30 vjet ka falsifikuar prova, i ka nxjerrë pranimet me dhunë dhe ka gjetur dëshmitarë të rrejshëm në mënyrë për të zgjidhë vrasjet. Askush nuk mundte t’i kundërvihej. Vetëm në kohë të fundit disa familje arritën të fitojnë drejtësi. Shumë dëshmi të rrejshme, në bazë të cilave i ka burgosur njerëzit, ishin gati identike dhe ishte e qartë se nuk ishin të vërteta, por se ishin të montuar”, thotë burimi për mediat e huaja.

Përndryshe, Guevara për shkak të vrasjeve i ka dërguar 51 persona në burg dhe ata gjithsej janë dënuar me më shumë se 2300 vjet burg. Vetëm gjashtë prej tyre janë liruar, pesë kanë marrë burgim të përjetshëm, tre janë dënuar me vdekje e më pas janë amnistuar. Në mes të dy njerëzve të cilët vdiqën në burg ishte edhe Daniel Pena i cili në gjykim deklaroi se Guevara me rrahje e ka detyruar që të nënshkruaj dokumentin të cilin nuk e ka lexuar. Kjo nuk i ndihmoi. Ata të cilët më pas u liruan kanë marrë nga qyteti i Çikagos dëmshpërblim në shumën prej gjithsej 21 milionë dollarë. Avokatja Jennifer Bonjean ka nxjerr prej burgut Jose Montanes dhe Armando Serena të cilët të pafajshëm i kanë kaluar në burg plotë 23 vjet. Tani i përfaqëson edhe katër të tjerë të cilët po përpiqen të provojnë se polici iu ka montuar vrasjet. “Shumica prej tyre kanë dëshmuar se Guevara i ka torturuar ashpër, i ka rrah dhe në fund ata kanë thënë atë çfarë ai ka dashur të dëgjoj, vetëm që të ndërpritet torturimi. Deri tani gjashtë vetë kanë arritur të dëshmojnë se të pafajshëm kanë përfunduar në burg, 12 e kanë mbajtur dënimin, ndërsa 29 janë ende në burg dhe pohojnë se janë të pafajshëm. Natyrisht, disa prej tyre me siguri edhe janë fajtorë, por për disa ekzistojnë dëshmi të forta se janë falsifikuar provat”, thotë burimi.

Një nga rastet më të këqija të falsifikimeve të Guevaras ishte Roberto Almodovar. Ky djalosh 17 orë ka pastruar tualetet dhe përnjëherë përfundon në burg për shkak të vrasjes së dyfishtë. U dënua në burgim të përjetshëm. “Zoti Guevara, a është e vërtetë se ia keni montuar vrasjet zotit Almodovar?”, ka pyetur avokati. “Sipas këshillës së avokatit thirrem në Amendamentin e pestë”, e ka përsëritur Guevara fjalinë e njëjtë gjatë gjithë gjykimit, duke refuzuar të përgjigjet. Megjithatë në atë rast, Almadovarit iu refuzua gjykimi i ri. Por, një javë pasi që u paralajmërua hetimi i madh i këtyre rasteve, Almadovar më në fund u lirua dhe të gjitha akuzat kundër tij u hodhën poshtë. Guevara edhe më tutje po e gëzon pensionin dhe është pikëpyetje se a do të ulet ai ndonjëherë në bankën e të akuzuarve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img