-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama për akuzat e Kurtit ndaj Lajçak: Të lënë pa tekst, teori konspiracioni që nuk këshillohen për t’u bërë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, beson se qasja e Kosovës në raport me dialogun po e ndihmon Beogradin.

Rama ka komentuar akuzat e Kurtit bërë ndaj ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Josep Borrell si zyrtar i lartë i BE-së, dhe Miroslav Lajçakut, si emisar për dialogun.

Por Rama thotë se nuk dyshon se Kurti ka dëshirë të madhe që të bëjë më të mirën për Kosovën, por thotë se vullnet i madh nganjëherë nuk mjafton.

”Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Po e përsëris, unë nuk dyshoj në dëshirën e madhe dhe të mirë të Albinit për të bërë më të mirën për Kosovën, por dëshira e madhe dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë asnjëherë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh”, ka thënë ndër tjerash Rama Real Story në ABC Neës.

Një pjesë e intervistës së Ramës:

Në fakt, reagimi i para disa ditëve i kryeministrit Albin Kurti ishte i paprecedentë dhe unik, nuk e kujtoj një rast të tillë të ngjashëm, që një përfaqësues i lartë i Kosovës të akuzojë drejtpërdrejtë përfaqësuesin e BE dhe të thotë se i ka dërguar letër ankesë zyrtare kryeministrit Scholz dhe Presidentit Macron, besoj këtu jemi në një nivel tjetër të përplasjes, apo jo?

Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë, sepse të ngresh një teori konspiracioni për një bashkëpunim që e zbulove mes Serbisë dhe të dërguarit special të gjithë BE nuk është diçka e këshillueshme për t’u bërë. Po e përsëris, unë nuk dyshoj në dëshirën e madhe dhe të mirë të Albinit për të bërë më të mirën për Kosovën, por dëshira e madhe dhe vullneti i mirë nuk mjaftojnë asnjëherë. Duhet qartësia strategjike, për të arritur qëllimin, gjë që nuk e shoh.

Në fakt duket pak paradoksale Shqipëria presidente KS, pra jemi këtu te salla e gjithë botës, dhe e pafuqishme për të ndikuar në Prishtinë. Mendoni që ka diçka që mund të korrigjohet?

Nuk duam të ndikojmë në Prishtinë, pasi në Prishtinë janë autoritetet që burojnë nga vullneti i popullit të Kosovës dhe janë ata që kanë përgjegjësinë për ta udhëhequr Kosovën dhe për të zgjedhur rrugën për të arritur te një qëllim, që e kemi të përbashkët. Ne duam të njëjtën gjë, çështja është që ne mendojmë që rruga që ata kanë zgjedhur është rruga që nuk çon te arritja e atij qëllimi të përbashkët, po përkundrazi çon në një kurs përplasjeje me Shtetet e Bashkuara, me BE, pra me miqtë, me aleatët me partnerët në vend se të çojë të realizimi i këtij qëllimi të përbashkët, kjo është e trishtueshme, por unë kam besim sidoqoftë që kjo është e përkohshme.

E përkohshme nuk e di çfarë i referoheni, por ajo çfarë unë konstatoj z.kryeministër, sa modestisht mund të vemë re si gazetarë është që, ndërkohë që kjo që thoni ju është edhe linja e aleatëve, nuk linja e kryeministrit Kurti së paku në strategji, por nga ana tjetër lëvizjet e tij duke se po i japin kredite të shtuara politike në Prishtinë, unë ndrojtjen e shikoj te fakti që ndoshta ka një krisje të fortë mes asaj që opioni publik në Kosovë do dhe asaj që kërkon Perëndimi?

Është gjëja më e lehtë, që të tërheqësh opinionin publik pas vetes, duke marrë poza, kundërshtie dhe deri armiqësie ndaj atyre që janë të identifikuar si burimi i një të keqe të madhe që i ka ndodhur Kosovës në të shkuarën jo shumë të largët, por pyetja këtu është çfarë sjell kjo? Sjell më shumë vota në Kosovë? Mbase. I sjell ato vota për një kohë të gjatë? Nuk besoj, por e sigurtë është që nuk sjell rezultatin e dëshiruar për Kosovën që është përfundimi i një procesi normalizimi dhe pastaj i çlirimit të gjithë ngërçit të njohjeve në radhë të parë brenda vendeve të BE. Sepse ky është edhe synimi i planit franko gjerman dhe kjo duhet të ishte arritje më e madhe e mundshme, që do të ishte një njohje defacto edhe e Serbisë, pavarësisht se do ta njihje apo jo formalisht Serbia Kosovën, kjo mbetej e parëndësishme, Kosova do të fitonte këtu ulësen e saj, do të çlirohej nga barra e këtij konflikti për të vijuar procesin e integrimit në BE, dhe kështu me radhë. Dhe arsyeja pse BE insiston për këtë proces normalizimi është sepse duan të integrojnë Kosovën në gjithë ngrehinën e organizimit ndërkombëtar dhe në BE, gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë nëse Kosova nuk e zgjidh këtë problem.

Mendoni që Serbia po përfiton nga kjo situatë? Dëgjova Vuçiç që tha do shkoj në Graçanicë pa leje, reagon Sveçla dhe thotë nëse vjen pa leje do arrestohet. Nuk është se serbët janë engjëj, edhe ata po e përdorin këtë situatë.

Kjo as nuk diskutohet, dhe nuk diskutohet që Serbia shikon interesat e veta, nuk sheh interesat tona. Dhe ajo që është për të ardhur keq është se qasja e Prishtinës po i ndihmon Serbisë, nuk po ndihmon Kosovën sepse po viktimizon Serbinë në sytë e gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe në sytë e miqve dhe partnerëve tanë, po i mbyll gojën miqve dhe partnerëve tanë duke e kthyer Serbinë në një aktor që luan rolin e dikujt që është i penguar të bëjë gjënë që në fakt nëse Kosova do ishte proaktive dhe pozitive në dialog, Serbia mbase nuk do ta bënte, por ama do të ekspozohej dhe do ta merrte gjithë presionin ajo. Ndërkohë që kështu Serbia luan një teatër të cilin ia jep mundësinë ta luajë, politika dritë shkurtër e Prishtinës

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img