Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Dyshja sipas njoftimit kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit, potencialin për zhvillimin e Kosovës dhe mundësitë që Kosova ofron për investim.
Ambasadori Kolly nga ana e tij veçoi sektorin e TI dhe suksesin e Kosovës në këtë drejtim.
“Bisedat miqësore mes zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ambasadorit Kolly, kanë qenë të shpeshta e të frytshme. Edhe në këtë takim lamtumirës ata e vlerësuan njëri tjetrin për gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontributin e vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve tona. Duke i uruar suksese të mëtejme në angazhimet e radhës, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për kontributin e tij dhe ritheksoi se Zvicra mbetet partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera të përbashkëta”, thuhet në njoftim. /Express/