Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tregoi për mbështetjen e PDK-së për iniciativën për themelimin e Komisionit hetimor për çështjen e rezervave shtetërore.
Tahiri tha se nuk janë iniciues.
Ai tha se do të kërkojnë çdo ditë që vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk do të heqin dorë nga e drejta për të kërkuar hetim parlamentar.
“Ne nuk po kërkojmë me u bë hetues… ne po kërkojmë me kry mandatin tonë si deputetë. Kushtetuta e Kosovës i jep Kuvendit mundësi që të ketë hetim parlamentar…”, tha ai.
Më tutje deputeti i PDK-së, deklaroi se do të kërkojnë çdo ditë zgjedhje, teksa shtoi se janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga mëditjet vetëm që puna e këtij Komisioni të mundësohet. /Express/