Ballkani nis sot kampanjën e grupeve të Ligës së Konferencës për edicionin 2023-24. Ky do të jetë edicioni i dytë rresht që klubi portokalli do të luajë në grupe të kësaj gare.
Klubi nga Suhareka do të zhvillojë sot ndeshjen e parë grupore ndaj Vitoria Plzen në Çeki, me fillim nga ora 21:00.
Suharekasit rishkruan historinë këtë edicion, duke u kualifikuar në grupe të një kompeticioni madhor evropian për herë të dytë, teksa asnjë skuadër tjetër kosovare nuk kishte arritur ndonjëherë një sukses të tillë.
Pas eliminimit zhgënjyes në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga kampioni bullgar, Ludogorets, Ballkani u desht të pajtohej me fatin e të luajturit në Ligën e Konferencës.
Rrugëtimi i Ballkanit në këtë garë ishte përsëri i jashtëzakonshëm, duke eliminuar skuadra e kampione të shteteve të ndryshme.
Fillimisht ata eliminuan kampionin e Irlandës Veriore me rezultat të përgjithshëm 7-1, duke i fituar ndeshjet 3-0 dhe 4-1.
Më pas ata eliminuan kampionin e Gjibraltarit, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5-1 dhe krejt në fund, në raundin e tretë, duke eliminuar skuadrën bjelloruse, BATE Borisov me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Kësisoj ata do të garojnë në grupe për edicionin e dytë me radhë, ku dhe janë njoftuar tash me klubet që do të garojnë në këtë fazë.
Ballkani është shortuar me skuadrat si ajo çeke, Viktoria Plzen, kroate Dinamo Zagreb e ajo nga Kazakistani, Astana.