Zyra komunale e informimit në komunën e Kamenicës shkruan se kanë vazhduar projektet e asfaltimit të parkingjeve në qytet ku janë asfaltuar parkingjet mbrapa objektit të banesave kolektive tek drejtoria e Arsimit në Kamenicë.
Kryetari i Komunës, Begzad Sinani i cili vizitoi punimet në këtë projekt në fjalën e tij tha se qytetin e Kamenicës do të shndërrojë në qytet Evropian.
“Qytetin e Kamenicës do ta bëjmë të pastër dhe modern që do të jetë një qytet Europian sot po përmbyllim edhe këtë projekt shumë të nevojshëm për 60 familje të banesave kolektive në qytet, falenderoj Helvetas – Demosin për bashkëfinancimin e këtyre projekteve do të vazhdojmë me projekte të tjera ” tha kryetari Sinani.
Banorët e falenderuan kryetarin për caktimin e prioritetit dhe përfundimin e këtij projekti njëri prej tyre tha që nga viti 1981 nuk ka pas investime në këtë pjesë të qytetit dhe ju jemi mirënjohës këto parkingje përveq rreth 60 familjeve i shfrytëzojnë edhe shumë qytetarë të tjerë.
Gjatë kësaj jave pritet të përfundojë edhe rregullimi i parkut në Hodonoc dhe Sinjalizimi horizontal dhe vertikal i shenjave në qytet dhe fshatra nê kuadër të 5 projekteve të bashkëfinancuara nga Komuna e Kamenicës dhe Helvetas – Demos në vlerë prej 57.000€.