Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka folur për çështjen e Asociacionit. Hovenier ka thënë se themelimin e Asociacionit duhet të bëhet me urgjencë.
Ambasadori i SHBA-së ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është ndër hapat e parë që duhet t’i ndërmarrë Kosova për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë.
“Borell ka sugjeruar si rrugë përpara dy pista paralele. Nevoja për të ecur përpara me një proces të besueshëm për hartimin e statusit të Asociacionit është pjesë e kësaj. Dhe kjo është gjëja kryesore që ia kemi kërkuar Kosovës, gjëja më e vështirë, por gjëja më e rëndësishme që ia kemi kërkuar Kosovës në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Por në të njëjtën kohë paralelisht do të punohej edhe në çështjet politike, në zbatimin e angazhimeve për normalizimin e raporteve. Për një vëzhgues të jashtëm kjo duket si një gjë e arsyeshme, procese paralele, pista paralele. Duhet të jepni pak dhe të merrni pak. Dhe ne do të mund të shpenzonim shumë kohë në atë se kush çfarë bën, kur saktëisht dhe në çfarë rendi. Por le të jemi të sinqertë në fund të fundit, të dy gjërat duhet të ndodhin. Kosova duhet të fillojë ta çojë përpara Asociacionin”, ka thënë Hovenier.
I pyetur nëse kjo është gjëra e parë që duhet të bëhet, Hovenier ka thënë se “duhet të jetë një ndër hapat e parë”.
“Kjo është ajo që ne kemi thënë për një kohë të gjatë.
Ka një urgjencë për këtë. Ne gjithashtu kërkojmë që Serbia t’i përmbush obligimet e saj sipas Marrëveshjes së Ohrit”, ka potencuar Hovenier.