3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gashi i drejtohet Kurtit: Arroganca dhe prepotenca jote do të ndëshkohet nga qytetarët

Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një intervistë për Gazeta Blic ka folur për zhvillimet e fundit politike, qasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në raport me dialogun dhe konstatimet e shefit të Qeverisë, se në rast se do të ketë zgjedhje së shpejti, opozita mund të zhduket.

Gashi ka komentuar deklaratat e fundit të Kurtit duke thënë se kjo qasje e shefit të Qeverisë, është totalisht e papranueshme.

Kjo sjelle e Kurtit, sipas Gashit do të ndëshkohet nga qytetarët e Kosovës kurdo që mund të ketë zgjedhje të përgjithshme në vend.

“Po, zgjedhjet gjithmonë janë zgjidhje nëse zgjidhje për Kosovën është zhdukja e pushtetit apo e opozitës nuk ka rëndësi, nëse qytetarët e Kosovës vlerësojnë në një formë apo tjetër është e drejt absolute e tyre, por mendoj dhe jam i bindur se kjo mendjemadhësi dhe prepotencë në sjellje dhe veprim e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në mënyrë të veçantë e Kurtit do të ndëshkohet nga qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar në vazhdimësi se kur qeveritë dhe kryeministrat janë treguar mendjemëdhenj dhe të shkëputur nga nevojat e qytetarëve, ata kanë ditur të reagojnë dhe ndëshkojnë… dhe si duket ky fat do të jetë edhe për albin Kurtin”, ka thënë Arben Gashi.

A po frikësohet Albin Kurti nga zgjedhjet e parakohshme?
Në rast se kryeministri i Kosovë duke sulmuar ashpër opozitën PDK, LDK, AAK po frikësohet nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, kjo sipas shefit të GP të LDK nuk është çështje tij.

Gashi ka thënë se nuk i intereson gjendja emocionale e kryeministrit, por që qasja e tij karshi qytetarit të Kosovës do të ndëshkohet në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk me intereson gjendja e tij emocionale ose frika ose mos frika e tij por këtë sjellje në deklarime nga një kryeministër janë të pahijshme dhe të padinjitetshëm , aspak të pranueshme nga qytetarët e Kosovës dhe mendoj që është gabim të sillesh në një formë të tillë, qytetarët e Kosovës në kohën kur je i fuqishëm e vlerësojnë përulësinë dhe butësinë dhe pjekurinë në vendimmarrje dhe deklarime dhe në kohën kur Kurti po ndihet i fuqishëm dhe tregon një mendjemadhësi, prepotencë dhe arrogancë dhe mos respekt ndaj qytetarëve të Kosovës ajo me siguri se do të ndëshkohet”, vlerëson Gashi.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img