1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Andoni: Kurti ka humbur kohë me asociacionin, ky është gabimi i tij i vetëm

Analisti Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti ka treguar se ka qenë  i dobët taktikisht sa i përket dialogut, por këtu ka ndikuar edhe ndryshimi vazhdimisht i rregullave të lojës nga BE ndaj Kosovës.

Sipas tij, Kurti ka humbur shumë kohë me asociacionin dhe ky është gabimi i vetëm i tij.

“Kurti zakonisht shkon pas qëndrimeve të Serbisë, ndërkohë që BE ka dashur që Kosova të paraprijë me gjërat e saj. Kurti këtë e ka bëtë vetëm kur është ulur përballë Vuçiçit dhe me predispozitë të qartë për të mos gjetur një marrëveshje konkrete. Kurti është i bindur se ashtu si Vuçiç që drafti final i asociacionit është gati dhe pas pak kohe do iu jepen vetëm për ta firmosur, po Kurti nuk po merr garancitë e mjaftueshme sa i përket funksionimit të asociacionit. Edhe ndryshimi i emrit bën fjalë për këtë pjesë të paqartë lidhur me atributet ekzekutive. Këtu është një problem i madh, që Kurti ka humbur kohë dhe ky është i vetmi gabim i tij. Partnerët janë përsëri aty, pasi Kosova është produkt i tyre. Çfarëdo të ndodhë SHBA do jetë në krah të Kosovës”, tha Andoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img