2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti: Kurti dikur bënte opozitë të dhunshme kurse tani është i gatshëm të zbatojë asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të shpalosë në detaje dhe me fakte si ka “evoluar” kryeministri, Albin Kurti lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në takimin e fundit.

Hoti ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është degraduar që nga marsi i vitit 2021.

Tutje ai ka thënë se vetë VV në vitin 2018 ka deklaruar se marrëveshja finale do të jetë përfundimtare, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Degradimi i dialogut gjatë Qeverisë Kurti

Nga viti 2018, kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin për dialog të Qeverisë Haradinaj, aleatët dhe forcat politike në Kosovë, përfshirë edhe partinë që sot është në pushtet, janë dakorduar dhe kanë krijuar konsensus se dialogu do të zhvillohet vetëm për marrëveshje:

1. PËRFUNDIMTARE – e jo të ndërmjetme;

2. LIGJËRISHT TË OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;

3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin zotimet për zbatim të marrëveshjes dhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës;

4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet vetëm sipas standardeve evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe

5. PËR NJOHJE RECIPROKE.

Çfarë ka ndodhur nga marsi 2021 e këndej? Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit?

Në ditët në vijim do ta shpalosi në detaje dhe me fakte si ka “evoluar” Kurti lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në takimin e fundit, nga koha kur bënte opozitë të dhunshme e deri sot kur është i gatshëm të zbatojë asociacionin dhe të trajtohet si pikë e veçantë statusi i kishës ortodokse serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img