Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar besimtarët e krishterë festën e Pashkëve.
Ai përmes një postimi në facebook ka uruar bësimtarët e krishtër që kjo festë t’i gjejë ata në lumturi dhe harmoni në familje të tyre.
Postimi i plotë:
“Të gjithë besimtarëve të krishterë, urime të përzemërta për festën e Pashkëve.
Kjo festë dhe këto ditë të shpresës, dashurisë dhe mirëkuptimit, uroj t’ju gjejnë mes njerëzve tuaj të dashur, familjeve tuaja, me gëzime dhe shumë të mira për juve.
Gëzuar për shumë vjet Pashkët! HTH” ka shkruar Thaçi.