Një person ka njoftuar policinë të martën se fabrika e tij në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri.
Bëhet fjalë për një fabrikë të përpunimit të drurit dhe të plastikës.
“Fsh. Maxhunaj, Vushtrri 19.09.2023 – 05:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë fabrika e tij e përpunimit të drurit dhe të plastikës”, thuhet në raportin policor.
Zjarrfikësit bëhet e ditur se e kanë shuar zjarrin, ndërsa të lënduar nuk ka. Po ashtu sipas policisë, vlera e dëmit nuk dihet.
Rasti i cili është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, është duke u hetuar.