Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përgatitur një udhëzues mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve, që do të ndihmojë me informata konkrete rreth procesit dhe hapat që duhet të ndiqen për të legalizuar ndërtimet.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna ka paralajmëruar të gjithë ata që s’aplikojnë për legalizim, se do të përfshihen në listën e rrënimit, raporton Express.
Tutje, thuhet se Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompenzim.
Udhëzuesin e plotë mund ta gjeni duke klikuar në këtë link.