2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Tifozët serbë i vazhdojnë skandalet edhe në stadiumin “Etihad”, thërrasin “Kosova – Serbi”

Tifozët serbë po vazhdojnë të bëjnë skandale në arena të ndryshme sportive.

Edhe mbrëmë, në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Crvena Zvezdës, tifozët e klubit serb “Delije” vazhduan të ëndërronin me thirrjet tashmë të famshme dhe të zakonshme të tyre nacionaliste.

Një pjesë e publikut serb thërriste “Kosova”, e një tjetër “Serbia”, duke e bërë kështu në imagjinatën e tyre vendin tonë si pjesë të vendit fqinj.

Me siguri, UEFA dhe FIFA do të reagojnë ndaj këtij skandali dhe do ta dënojnë klubin serb, njëjtë siç pritet ta bëjnë edhe me Rumaninë, ku tifozët e saj thërritën në mënyrë të njëjtë në ndeshje me Kosovën dhe e shfaqën një pankartë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Tifozët serbë vazhdojnë ta përziejnë sportin me politikë.

Sa për informatë, Manchester City e fitoi këtë lojë, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdë /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img