1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vrasje me armë zjarri në Malishevë, dorasi dorëzohet në Polici

Mëngjesin e sotëm një person është vrarë në fshatin Banjë të Malishevës, shkruan GazetaDemos.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se dorasi veçse është dorëzuar në Polici.

“Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, ka potencuar ai për Demos.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img