28.6 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i Ferizajt thotë se PDK s’manipulohet prej Opozitës për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa nuk beson se Partia Demokratike e Kosovës do ta përkrah mocionin e NISMA’s për rrëzimin e Qeverisë pavarësisht se ka deputet brenda PDK’së që kanë shprehur gatishmërinë për t’i dhënë mbështetje këtij mocioni. Kur flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së vlerëson se, secila parti serioze duhet të jetë e gatshme për zgjedhje të tilla ashtu sikurse, siç u shpreh ai, është edhe LDK’ja. Sfarqa nuk e mohon mundësinë që në zgjedhjet lokale të nëntorit të rikandidojë përsëri për të parin e kësaj komune. Megjithatë thotë se këtë e përcakton vetë LDK’ja.

Kryetari i tanishëm i komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqa duke e komentuar mocionin e NISMA’s për Kosovën me qëllim rrëzimin e Qeverisë dhe përkrahjen që PDK mund t’ia jep  këtij mocioni, tha të shtunën për Express se nuk beson që partneri i tyre qeverisës do ta bëjë një veprim të tillë, apo të bie pre e partive opozitare në pushtet.

“LDK nuk ka frikë, realisht mund të ketë deputet që ndoshta do ta dëshironin këtë por PDK nuk besoj që e dëshiron rrëzimin e Qeverisë, për shkak se PDK nuk besoj që bie pre e partive të vogla opozitare apo nuk manipulohet PDK”, tha Sfarqa.

Ndërkaq, duke folur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme sidomos pas shtimit të shumë të zërave se vendi duhet medoemos të shkojë në zgjedhje, kryetari i Ferizajt tha se edhe LDK e ka gatishmërinë, nëse vendoset për diçka të tillë, por që bëri të ditur se kjo duhet të bëhet vetëm në pajtueshmëri në mes të koalicionit qeverisës dhe assesi në mënyrë të njëanshme.

“Çdo parti serioze duhet të jetë e gatshme në çdo kohë  për zgjedhje të parakohshme, pra edhe LDK si një parti serioze e ka këtë gatishmëri por që besoj që në zgjedhje shkohet vetëm me pëlqimin edhe të LDK’së d.m.th partnerëve të koalicionit dhe jo njëanshmërisht të shkohet në zgjedhje” u shpreh për Express, Muharrem Sfarqa.

Zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në nëntor në nivel Komunash, mund ta gjejë përsëri në rikandidim për të parin e Komunës së Ferizajt Muharrem Sfarqën.

Ky i fundit thotë se çështja e kandidaturës për kryetar Komunash varet nga partia, por që ai thotë se do të jetë njëri nga kandidatët e mundshëm për ta rimarrë përsëri postin e të parit të Komunës.

“Çështja e kandidaturave është çështje e strukturave të partisë. Nuk kemi biseduar për asnjë kandidaturë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar Komunash, por kemi biseduar vetëm për kriteret.

“Është e mundshme që përsëri të jem kandidat, pra mendoj që po, por që konfirmimin e bën  partia, por unë jam njëri nga kandidatët e mundshëm” tha Sfarqa.

Kohët e fundit është vërejtur një tendencë e madhe e partive politike që po i vizitojnë  vendet e ndryshme të Kosovës, duke zhvilluar kështu fushatë elektorale, një veprim ky i cili tregon qartë se vendi është shumë afër zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Rrëzimin e Qeverisë përmes një mocioni të mosbesimit e ka nisur NISMA për Kosovën, parti kjo e udhëhequr prej Fatmir Limajt.

Edhe Vetëvendosje dhe AAK e kanë përkrahur NISMA’n për Kosovën që të rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr prej Kryerarit të LDK’së, Isa Mustafa.

Koalicioni PDK-LDK i lidhur para dy viteve ka dështuar të marrë ndonjë vendim lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, kusht ky për liberalizimin e vizave. Veç kësaj, pozita ka dështuar të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka dështuar edhe të themelojë ushtrinë.

Idenë për zgjedhje të reja, PDK e kishte nisur në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë, Kadri Veseli kishte thënë se me një marrëveshje mes partive politike edhe mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, kishte deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img