Lidhur me rastin e trevjeçarit në Fushë Kosovë i cili po dyshohet se është keqtrajtuar në kopshtin “Gëzimi Ynë”, ka folur avokati i njërës edukatore, e dyshuar në këtë rast.
Avokati Bajram Zogiani ka thënë se ky rast është zmadhuar.
“Ky rast është zmadhuar… në fund të fundit kush i ka qit ato pamje, a janë të verifikuar ato kamera e fotografi…”, u shpreh ai.
Ai tha nuk janë të vërteta deklaratat se fëmija nuk është ushqyer dhe është izoluar nga të tjerët