2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Edukatorja s’do të identifikohet, e mbulon kokën me çantë pas intervistimit

Njëra prej të dyshuarave për keqtrajtim të 3 vjeçarit në çerdhen “Gëzimi ynë”, sapo ka dalë nga stacioni policor në Fushë Kosovë, ku është intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohet.

Duke dashur t’u ikë mediave, ajo ka vendosur çantën si mburojë për të mos u identifikuar.

Një trevjeçar dyshohet se është rrahur e tërhequr zvarrë në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë.

Për këtë rast Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në këtë institucion parashkollor shtetëror.

E nëna e fëmijës 3-vjeçar tha sot për T7 se përveç dhunës, atë ditë djali i saj nuk kishte ngrënë e as pirë asgjë për tetë orë rresht.

“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hëngër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndalë i ka hëngër dy hamburgerë dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img