9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Isa Mustafa: Rruga që ka zgjedhur BE dhe lindershipi i Kosovës pa krye – të bashkëpunohet me SHBA-të

Isa Mustafa thotë për Gazetën Sinjali se dialogu ka kohë që e ka humbur rrugën. Ai kërkon që të bashkëpunohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe jo vetëm në rolin mbështetës – pasi sipas tij “rruga që ka zgjedhur BE dhe sidomos lidershipi i Kosovës nuk ka krye”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se duhet të bashkëpunohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kërkohet një rol lidershipi i tyre dhe jo vetëm mbështetës për BE-në – kur diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nuk shoh se rruga që ka zgjedhur BE dhe sidomos lidershipi i Kosovës ka krye”, ka thënë Mustafa për Gazetën Sinjali.

Ish-kryeministri i ka dhënë këto komente pas dëshimit të takimit të fundit në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Moment ky pas të cilit Kurti tha se në rundin e fundit të dialogut, ai “pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjithësi, kundër Marrëveshjes [drejt normalizimit të raporteve] në veçanti”, duke iu referuar të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Sipas Mustafës, nuk e ka keq vetëm Kurti, por edhe Lajçaku.

“Kosova nuk mund të vendosë se kush do të jetë ndërmjetësues i BE-së në dialog. As Serbia. S’mund të them se a e ka mirë apo keq z. Kurti që e fajëson z. Lajçak, sepse qëndrojnë të dya ngapak”.

Mustafa zbulon se si ka qenë gjendja në kohën kur ai ka dialoguar me Serbinë.

“Në kohën kur unë kam dialoguar, nuk ka pasur ndërmjetës. Dialogun e ka udhëhequr drejtpërsëdrejti përfaqësuesja e lartë e BE-së, me një rol të fuqishëm të SHBA-së, që mendoj se ka qenë dhe do të ishte zgjidhje më e mirë”, tha Mustafa për Gazetën Sinjali.

Por, ai tutje thotë se “është shumë e dukshme se Lajçak e ka përkrahjen e pakontestueshme të 27 vendeve të BE-së dhe të SHBA-ve”.

“Sipas kësaj del se Kurti nuk ka problem me z. Lajçak por me një komunitet tepër relevant ndërkombëtar”.

Sipas ish-shfetit te qeverisë dialogu ndëmrjet dy shteteve fqinje tashmë e ka humbur rrugën.

“Dy vitet e fundit po dialogohet për menaxhim të krizës në veri. Nuk po dialogohet për marrëveshje gjithpërfshirëse me njohje reciproke, që ka qenë qëllimi themelor i dialogut”.

“Pozita negocuese dhe argumentuese e Kosovës është dobësuar sidomos me sanksionet ndaj saj. Kjo gjendje nuk i konvenon vendit sikurse edhe qeverisë”, tha Mustafa për Gazetën Sinjali.  

Ndryshe, rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.

Kurti tha se në Bruksel propozoi një plan për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kjo marrëveshje nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img