9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve vjen nga Beogradi, zgjedhjet në veri veç me peticion

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore vjen nga Beogradi.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet që brengosen për kërkesat që vijnë nga Serbia dhe se dorëheqja e katër kryetarëve është akt moral.

“Kosova është palë konstruktive në këtë procesi, ne i kemi tashmë dy herë nga 25% të Policisë nga objektet e komunave, e kemi Udhëzimin Administrativ i hap rrugë peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, këto janë veprime të vullnetit të mirë të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi, raporton EkonomiaOnline.

“Nuk ka asnjë autoritet që mund të kërkojë dorëheqjen, ai është akt moral. Unë kam vazhdueshëm takim e kryetarët e komunave, ata e kanë mbështetur procesin e peticionit dhe ata mendojë se kjo është demokracia dhe ne duhet të përkujdesemi për demokracinë e jo për dëshirat e kujtdoqoftë. Dorëheqja e kryetarëve është kërkesë e Beogradit, ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi ne jemi këtu si institucioni të përkujdesemi për demokracinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img