-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prizren: Vrasja me eksploziv e policit, nga 12 vjet burgim për të dyshuarit

I.R dhe A.G janë dënuar me nga 12 vjet burgim.

Kështu njoftoi Gjykata Themelore e Prizrenit, nëpërmjet një njoftimi.

Ata akuzohen për vrasjen e policit S.Th.

Rasti ka ndodhur më 28 janar 2020, në fshatin Zhur.

“Si pasojë e kontaktit me eksploziv të fshehur në katin e dytë të shtëpisë, nën krevatin e fëmijëve ka gjetur vdekjen polici S.Th dhe lëndime të rënda kanë pësuar edhe tre pjesëtar nga Njësiti për Hetimin e Narkotikëve e po ashtu edhe një fëmijë”, thuhet në njoftim

Thuhet po ashtu që të akuzuarit se përveç eksplozivit të shpërthyer kanë fshehur edhe TNT me peshë 80.9.1 gramë dhe një detonator mekanik, në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 centimetër.

Sipas gjykatës, kohëzgjatja e burgimit llogaritet nga koha e paraburgimit nga data 28 janar 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img