-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet për ditën e sotme

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2023.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me UNICEF-in organizojnë ceremoninë e prezantimit të Ligjit të sapomiratuar për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. ( Ora, 09:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Gjithashtu shqyrtohen raportet e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të ZRrE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023 dhe themelon grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

OJQ ACDC Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike organizon konferencën për vlerësimin e gjendjes së institucioneve të drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës. (Ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut (IBCM), ora 11:00).

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e propozim amendamentit Kushtetues nr. 27, i propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjithashtu formon Grupin Punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Civil kundër shpifjes dhe fyerjes. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Partia Socialdemokrate, mban aksion simbolik para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para MSh-së, ora 13:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në shoqërinë e kryeministrit Albin Kurti, do të nënshkruajë kontratën me të gjithë përfituesit e thirrjes për përkrahjen e bizneseve. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 15:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban sallonin e së martës me temën “Rëndësia e legjislacionit në lidhje me gjuhën e urrejtjes: Detyrat dhe përgjegjësit e aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë”. (Qendra për Praktikë Narrative, ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani, ora 17:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img