Këngëtarja Enca Haxhia ka reaguar për herë të parë pasi u lirua nga qelia.
“Ata po studionin ballkonin tim”, shkruan këngëtarja me ironi në rrjete sociale teksa ka publikuar një foto provokuese me rroba banjo. Ndërkaq ka shkruar edhe një mesazh falënderues për mbështetësit.
Policia e Tiranës e arrestoi në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Katër ditë më parë togat e zeza në Gjykatën e Tiranës vendosën ta nxjerrin nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë prej arrestimit mbrëmjen e 12 shtatorit, duke i caktuar këngëtares masën e detyrimit të paraqitjes.