21.8 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Në Gjermani, mërgimtarët e kapin mat Shpend Ahmetin në një vikend tjetër të shtrenjtë (Foto)

Shpend Ahmeti edhe këtë vikend ka vendosur ta kalojë jashtë Kosovës. Ai është kapur mat në Gjermani nga mërgimtarët. I pari i Prishtinës u pa në Europa Park, ku çmimet për hyrje janë mjaft të larta. Ahmeti në këto foto shihet duke u argëtuar me gruan dhe fëmijët e tij. Ahmeti javë parë ishte kapur në jahtin e Devollëve në Budvë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe këtë vikend është duke e kaluar jashtë Kosovës më familje. Ai këtë herë ka udhëtuar për në Gjermani, këtë udhëtim Ahmeti e ka bërë të premten, ndonëse është ditë punë.

Disa nga mërgimtarët që jetojnë atje e kanë kapur mat Ahmetin. Ahmeti në këto foto që i ka publikuar gazetari Xhevat Rexhaj shihet se na kokë mban një kapelë të bejsbollit.

“Masi i ka krye punët në Jahtë të Budves, Shpeni Ahmeti po knaqet në Gjermani, po i lakmoi boll. Në Freiburg ( europa park) ku biletat hyrëse janë mbi 50 Euro, po normal ka pare nga Jahta …. nga paparacët e mi, info ! E sa mijera mergimtare shqiptare jetojne ne Gjermani e kurrnjihere si kane dergue femijet e tyne në atë vend argetues, ngase derdhshin para për Kosovën, e tash !!!”, ka shkruar gazetari Rexhaj në profilin e tij në Facebook.

Kurse, mërgimtari tjetër, Jeton Berisha, që po ashtu ka bërë publike një foto të Ahmetit në Gjermani ka treguar se si i pari Prishtinës po argëtohet në Europa Park.

“Qe njeri prej tyre duke u argëtuar në Europa Park në Freiburg të Gjermanie”, ka thënë ai.

Hyrja në këtë park është nga 50 deri në 70 euro.

Shpend Ahemti ditë më parë ishe kapur duke kaluar pushimet në jahtin e Devollëve në Budvë. Fotot e publikuara në media fillimisht u mohuan nga Ahmeti, por me vonë ai e pranoi se ishte takuar edhe me Blerim Devollin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img