Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Budakovë të Suharekës.
Rasti ka ndodhur të hënën pasdite.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Gashi tha se viktima ishte rrokullisur me traktor.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes ka dal policia.
“Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdher te Prokurorit te shtetit trupi i pa jete eshte dergua ne IML Prishtinë Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me kete rast dhe po cilesohet si rast hetim i vdekjes”, theksoi ai.