1.3 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Buy now

spot_img

Asllanaj: Koalicioni prishet vetëm kur duan PDK-ja dhe LDK-ja

Mocioni i partive opozitare nuk mund ta rrëzojë Qeverinë aktuale thotë Sali Aslanaj. Është i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sali Asllanaj, ka shprehur bindje se mocioni i opozitës nuk do të mund ta rrëzojë Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës mund të rrëzohet vetëm kur të duan PDK’ja dhe LDK’ja.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Asllanaj ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, koalicioni qeverisës e ka për obligim dhe duhet t’i përfundojë çështjet madhore që janë në interes të shtetit: ushtria, Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i Komunave Serbe. Asllanaj ka thënë se këtyre çështjeve madhore nuk do të mund t’u bënin ballë koalicionet e tjera.

Ai ua ka bërë me dije pozitës dhe opozitës t’i marrin seriozisht mesazhet e senatorit John McCain dhe të ministrit të jashtëm gjerman Sigmar Gabriel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img