3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj thotë se Donika Gërvalla është vetëm inventar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë që dialogu nuk është pengesë për prurjen e njohjeve për Kosovën.

“Kjo qeveri është qeveria e parë dhe e vetme e cila nuk ka asnjë njohje të vetme”

“Dhe nuk është pengesë dialogu. Dialogu për normalizim ka qenë një proces kur ka filluar në vitin 2011 dhe nuk ka qenë pengesë fare që ne të marrim njohje nga viti 2012”.

“Dialogu në fakt i ka shërbyer idesë së konsolidimit të shtetit të Kosovës, por sot politika e jashtme është reduktu në dialog. Është zëvendësu me dialogun dhe dialogu është zëvendësu nga menaxhimi i krizës në veri.

Madje, sipas Hoxhajt, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është vetëm inventar i qeverisë në takimet ndërkombëtare.

Andaj sot nuk ki fare politikë të jashtme të Kosovës. E ke një ministre të jashtme e cila është vetëm inventar”.

“Është inventar i qeverisë që duhet me kanë dikush në pozitën e ministres së jashtme, inventar i takimeve ndërkombëtar.

“Është inventar. Inventari është inventar. Por nuk ki politikë të jashtme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img