14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Çertifikohen të rinjtë në inteligjencën artificiale

Zv.ministri i Financave, Agon Dobruna njofton se sot janë çertifikuar të rinjtë në fushën e intelegjencës artificiale.

Ai mori pjesë në atë ceremoni derisa thekson se aty pati mundësinë të shikojë se sa premtuese është e ardhmja e tyre në fushën e intelegjecës artificiale.

Dobruna njofton se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e përkushtuar të mbështet talentet e reja, sidomos ata që kanë pasion për teknologjinë dhe dëshirojnë të shohin ndryshimin, që vet mund ta sjellin.

Në ceremoninë e çertifikimit të rinjëve dhe të rejave në fushën e intelegjencës artificiale! Prezentimet e tyre ishin mahnitëse, përmes ideve që kishin zhvilluar për një kohë të shkurtër me shumë pasion dhe kreativitet. Aty kishim mundësinë të shohim sa premtuese është e ardhmja e tyre në fushën e intelegjecës artificiale. Ne mund të jemi lider në rajon i kësaj fushe, e cila ka ndryshuar rrjedhat e ekonomisë moderne.Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e përkushtuar të mbështet talentet e reja, sidomos ata që kanë pasion për teknologjinë dhe dëshirojnë të shohin ndryshimin, që vet mund ta sjellin. Ne nuk do të ndalemi me iniciative dhe me këtë rast dua të falenderoj partnerin tonë GIZ Kosova për gjithë mbështetjen dhe mundin, vetëm që të rinjët të avancojnë në intelegjencën artificiale dhe të pregaditen për tregun e punës në këtë fushë. Është një treg global, që siguron mundësi për të gjithë ata që janë të dedikuar në këtë fushë për të ardhmen e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img