3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Themelore publikon vendimin për katër të akuzuarit për dallavere me subvencione

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të pandehurve H.A për veprën penale Dhënie e ryshfetit nga neni 429 paragrafi 1 të KPRK-së, B.G për shkak të veprës penale Ndihmë në veprën penale Marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, A.A për veprën penale në vazhdimësi  Dhënie e ryshfetit nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 3 lidhur me neni 77 të KPRK-së dhe veprën penale Mashtrim me Subvencione nga neni 324 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 3 dhe nenin 77 të KPRK-së, S.K për veprën penale Dhënie e ryshfetit nga neni 422 par.3 lidhur me par. 1 të KPRK-

I akuzuari H.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, për veprën penale Dhënie e ryshfetit, koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 03.12.2021 deri me datë 03.05.2022 do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar.

I akuzuari B.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) euro për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit, nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet euro (20 €) për një ditë burgimi.

I akuzuari A.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) euro për veprën penale në vazhdimësi Mashtrim me subvencione, nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata dënimin me gjobë do t’ia zëvendësoj me dënim me burgim, duke iu llogaritur njëzet euro (20 €) për një ditë burgimi. Gjykata komform nenit 59 paragrafi 2 nënpar.2.2 të KPRK-së, të akuzuarit i cakton dënim plotësues, në mbështetje të nenit 61 paragrafi 1 të KPRK-së, obligohet i akuzuari A.A që  të bëjë kompenzimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 63,198.00 euro.

I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1000 ) euro për veprën penale Dhënia e ryshfetit, koha e kaluar në masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Obligohen të akuzuarit H.A, B.G, A.A dhe S.K që ti paguajnë shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor të paguajnë secili veç e veç shumën prej njëqind euro (100 €), në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Obligohen të akuzuarit që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë secili veç e veç shumën prej njëqind euro (100 €), në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar nga Avokatura shtetërore për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img