Nëse dëshironi të udhëtoni këtë vjeshtë dhe keni nevojë për disa ide se ku të shkoni, frymëzimin për destinacionin mund ta gjeni në listën e revistës Travel and Destinations, e cila prezantoi 15 vendet më të mira në Evropë për këtë periudhë të vitit.
Vjeshta mund të jetë një nga periudhat më të mira për të udhëtuar në Evropë. Destinacionet mund të jenë shumë më të qeta pas verës, që do të thotë më pak turma dhe shpesh çmime më të ulëta.
Ashtu si qytetet dhe destinacionet urbane, edhe vendet rurale – si parqet kombëtare – janë fantastike për t’u vizituar në këtë kohë të vitit kur natyra fillon të shndërrohet në një përzierje ngjyrash mahnitëse.
1. Parku Kombëtar i Liqeneve të Plitvicës, Kroaci
2. Santorini, Greqi
3. Pragë, Republika Çeke
4. Parku Kombëtar Bohemian i Zvicrës, Republika Çeke