1.3 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Buy now

spot_img

Ramush Haradinaj, “nxit” konfliktin me Serbinë ?

“Ndonëse nuk pyet askush se në Serbi jetojnë më shumë shqiptarë se sa jetojnë serbë në Kosovë. Pra me pak fjalë, besoj se mund të ketë trazira, konflikte që në një farë mase arsyetohen moralisht, ose do të kërkojnë të arsyetohen në fushën e moralit. Por, besoj se Ramushi do të dalë e nuk ka arsye të vriten serbë e shqiptarë më tepër”, është shprehur analisti Rexhep Shahu.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ditë më parë ka deklaruar se ekstradimi eventual i kreut të AAK-së, përkatësisht vëllait të tij Ramush Haradinaj, në Serbi, mund të nxis luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Mbajtja e ish Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, në Francë me urdhër arrest të Serbisë ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve të Kosovës. Ata e konsiderojnë, si të padrejtë mbajtjen e Haradinajt dhe mundësinë e ekstradimit në Serbi. Njohësit e çështjeve politike në vend e konsiderojnë si të pamatur deklaratën e Daut Haradinajt.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte deklaruar Daut Haradinaj, gjatë një interviste televizive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img