4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia, kjo logjikë ka vdekur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në konferencë për media bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, pas zhvillimeve të fundit në dialogun me Serbinë. Takimi mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator përfundoi pa rezultate, për çka Kurti u deklarua vetëm nga Brukseli.

Sipas kryeministrit Kurti, emisari Lajçak ka qenë i pozicionuar kundër propozimit të Kosovës dhe kundër Kosovës.

Ai ka thënë se nuk do të mund të hidhet hi syve ndaj Kosovës, duke pranuar vetëm ato që do Serbia.

Pjesë nga fjala e Kurtit:

Të thuash se një marrëveshje meriton të zbatohet vetëm në gjysmë, është e njëjtë si të thuash se marrëveshja duhet mbytur. Prandaj nuk e pranova një skenar të tillë, sepse marrëveshja ekziston dhe nuk mund të zhbëhet nga askush.

Pas daljes në media ku ekspozova këtë skenar ku dëshiron të mbytësh gjithë marrëvshjën, ndërmjetësi lëshoi në media një dokument ku u tha se Kurti e refuzoi Vuçiqi e pranoi. Në atë plan të Lajçakut zbatohet atë që Serbia kërkoi. Kjo ishte e pavërtetë.

Në të njëjtin dokument shkruante se data e tij është 19 korriku. Datë kur ka pasur takim kryengociatorësh Bislimi-Petkoviq në Bruksel. Dokumenti i tillë ishte refuzuar që në atë datë, pra më 19 korrik. Pra ishte refuzuar menjëherë nga kryenegociatori Bislimi në takimin e Brukselit para 2 muajsh. Pse e gjithë kjo katrahaurë informacion nga zyra e Lajcakut, këtë e kupton çdokush, se informacioni nga zyra e Lajcakut është i tillë që nuk çan kokën për neutralitetin e tij dhe përfunduam në situatë ku paralajmërimet e Vuçiqit përputhen me atë që thotë Brukseli.

Më 14 shtator pati pozicionim të qartë të ndërmjetësit kundër Kosovës në përgjethsi, dhe kundër marrëvshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar shumë larg në goditjen e së ardhmes së Kosovës. Nuk mund të shtrembërohet gjykimi im duke hedhur hi syve. Ose e zbatojmë gjithë marrëveshjen, ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur.

Unë nuk do të thosha që ka pasur koordinim të BE-së me Serbinë, do të thosha emisari ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë, dhe në anën tjetër shpërfillen propozimet tona. Gjatë gjithë vitit bëj propozime kreative. Serbia s’ka dhënë asnjëherë propozime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img