Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, e ka takuar politikanin nga Vojvodina, Nenad Çanak.
Rama tha se Çanak është përkrahës i shtetit të Kosovës.
“Patëm diskutime pozitive e të frytshme dhe shkëmbyem ide se si mund të afrohemi si shtete përmes diplomacisë kulturore”, tha Rama.
Po ashtu i pari i Prishtinës u takua edhe me disa politikanë e aktivistë ukrainas.