16.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Shënohet 10-vjetori i Grave Lidere në Politikë, Osmani në New York flet për rolin e grave në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pejsë në ceremoninë në të cilën u shënua 10-vjetori i Grave Lidere në Politikë.

Në një adresim para grave tjera lidere, Presidentja Osmani foli për angazhimin dhe rolin e shquar të grave në epoka të ndryshme të historisë së zhvillimit të vendit.

Ajo tha se Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, derisa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike.

Zyra e Presidencës njofton se në këtë adresim, Osmani tha se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe potencoi se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi.

Ajo po qëndron në në New York ku po mbahet Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img