15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq vazhdon me fushatë: Orën që e mbaj, do ia dhuroj fëmijës së parë të lindur më 2024 në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në dorë e mban orën që ia ka dhuruar ish-presidenti i Çekisë, Milosh Zeman.

Në emisionin “Hit Tweet” në TV PINK, ai iu përgjigj pyetjes së gazetarit, i cili tha se këto ditë po përflitet se presidenti serb mban një orë 500 mijë euro

Thuhet se bëhet fjalë për një orë “Prima” të prodhuar në Çeki, modelet e së cilës kushtojnë nga 500 deri në 3000 euro.

“Ky model kushton rreth 1000 euro. Unë e di këtë sepse e kam veshur për vlerësim. E dini, është një dhuratë dhe si e tillë duhet t’i mbetet shtetit. Megjithatë, kam të drejtë ta blej përsëri, pasi ka vlerë sentimentale për mua. Prandaj kërkova vlerësim”, ka shpjeguar Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se planifikon t’ia dhurojë atë orë fëmijës së parë të lindur në Kosovë në vitin 2024:

“Këtë orë do ta marrë ndonjë djalë apo vajzë nga Kosova”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img