Xherdan Shaqiri nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin e madh që e kishte dhe e ka për legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit e përmendi edhe ditë më parë, pas ndeshjes me Kosovën. ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, me të cilin kishte diskutuar rreth mundësisë që t’ju bashkohej “Dardanëve” disa vite më parë, shkruan “Gazeta Express”.
E tash, përfaqësuesi zviceran e ka shfaqur përsëri dashurinë dhe respektin për futbollistin e ndjerë, Fadil Vokrri, duke e postuar një fotografi në Instastory, ku në prapavijë të futbollistit të Chicago Fire shihet legjenda e futbollit të këtushëm.
Fadil Vokrri konsiderohet si futbollisti më i madh që e ka pasur ndonjëherë Kosova./Gazeta Express/