3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Oborri Mbretëror Hashemit njofton për takimin e Mbretit Abdullah me Presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York është takuar me mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Oborri Mbretëror Hashemit. të dielën përmes një postimi në Twitter.

”Madhëria e Tij Mbreti Abdullah II, i shoqëruar nga HRH Princi i Kurorës Al Hussein, takohet me Presidenten e #Kosovës Vjosa Osmani në Nju Jork, në fillim të takimeve me krerët e shteteve dhe delegacionet pjesëmarrëse në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Oborrit Mbretëror.

Për këtë takim ka shkruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke treguar se thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve ishte temë.

“Shprehim gatishmërinë tonë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona dhe për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta”, ka thënë ajo.

https://x.com/RHCJO/status/1703439515245859319?s=20

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img