9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Varri i Mic Sokolit u la në gjendje të mjerë, ish-ushtarët e UÇK-së e “zbulojnë” dhe e pastrojn

Flamurin e ngritën në vitin 2023.

Por, ngjarja që ndodhi në fshatin Slivovë të Ferizajt, është e vjetër më shumë se një shekull.

Në këtë vend, në vitin 1981, u zhvillua Beteja e Slivovës.

E në këtë betejë, heroikisht ra një ndër luftëtarët më të njohur shqiptar.

Bëhet fjalë për Mic Sokolin, varri i të cilit edhe sot ndodhet buzë rrugës që lidh Ferizajn me Shtimen.

Por ky vend për disa vite, mbeti i harruar dhe pothuajse i padukshëm.

E për ta ndryshuar këtë, mëngët i përvishen disa ish-luftëtarë të UCK-së.

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” varrit të Mic Sokolit, ia ktheu dhe një herë pamjen që e kishte.

“Na lindi kjo ide spontanisht, duke na prek një shok i imi…..ai na tha, o ju shokë, a e dini se kush pushon këtu, i tham jo sepse ishte pjesë e padukshme…edhe i thashë Cimo nuk po të premtoj, por shumë shpejt kemi me ja nisë me pastruar këtë vend, kështu erdhi dita që e morëm inicativën dhe ia filluam punës”, thotë Ismail Selmani, Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin”

Bashkë me Mic Sokolin, këtu prehën edhe dy bashkëluftëtarë të tij.

Ismail Selmani, i njohur Komandant Mala thotë se hulumtuan se kush është luftëtari i panjohur.

“Arrita të zbuloj që këtu vërtetë pushojnë tre heronjtë kombëtarë, por kur e pamë se këtu shkruante luftëtari i panjohur, mirëpo në tekst-shkrime shkruante shumë mirë që luftëtari i panjohur ishte, Smajl Hyseni”, tregon Selmani.

E ish-ushtarëve të UÇK-së, në ndihmë iu dolën edhe të tjerët.

“Ka qenë tmerr prej therrave dhe listave, e morëm iniciativën dhe na u bashkuan edhe zjarrfikësit të cilët na i pastruan me ujë vendin këtu, po ashtu një kompani tjetër na i solli disa kamionë me dhe”, shprehet Zenel Kryeziu

E nga kjo iniciativë, kanë edhe një lutje.

“Të marrim një iniciativë me të gjithë luftëtarët që ta sjellim edhe një top këtu dhe disa pushimore për qytetarët që vijnë për vizitë”, thotë Kryeziu.

E përball këtij varri, gjendet edhe shkolla që e mban emrin e njëjtë.

Drejtori i kësaj shkolle, njëherësh historiani, Muhamet Zymberi, tregon se kush ishte Mic Sokoli.

“Mic Sokoli ishte një strateg dhe komandant i shquar i kombit shqiptar dhe i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Beteja e Slivovës është zhvilluar me 22 prill të vitit 1881 në fshatin Slivovë thuhet që ka shumë të vrarë dhe ne e kemi mësuar që Mic Sokoli për ta ngritur moralin është hedhur edhe para grykës së topit”, thotë ai.

Beteja e Slivoves përfundoi me tërheqjen e shqiptarëve dhe fitoren e Perandorisë Osmane, i cila ishte shumë më shumë në numër. /Tëvë1

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img