7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Nuk duhet të presim një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se nuk duhet të presim një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë

“Shumica e luftërave zgjasin më shumë se sa pritej kur filluan”, tha Stoltenberg në një intervistë për grupin mediatik gjerman Funke.

Siç tha ai, “duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë”, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë duam paqe të shpejtë. Por në të njëjtën kohë duhet të pranojmë: nëse presidenti (Volodymyr) Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Nëse presidenti (Vladimir) Putin dhe Rusia dorëzojnë armët, do të kemi paqe”, shtoi ai.

Lidhur me përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, Stoltenberg tha se “nuk ka dyshim se herët a vonë Ukraina do të jetë në NATO”.

Siç tha ai, Kievi iu afrua NATO-s gjatë samitit të aleancës në korrik.

“Kur të përfundojë kjo luftë, ne do të kemi nevojë për garanci sigurie për Ukrainën, përndryshe historia mund të përsëritet”, përfundoi Stoltenberg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img