Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot gjatë ditës në rrugën Llapnasellë-Graçanicë. Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra derisa një tjetër është lënduar rëndë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me askidentit ku janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë -Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.