-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lezhë, polici u vetëvra pasi mësoi se vuante nga një sëmundje e rëndë

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Lezhën, ku një efektiv policie u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Spiten të Lezhës rreth orës 17:50 kur polici Gjin Lesi vrau veten me armën e shërbimit.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar policia e cila ka zbardhur detaje nga vdekja e 64-vjeçarit.

Ai është gjetur i vdekur në banesën e tij dhe aktin e rëndë sipas policisë e ka marrë në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë“, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img