-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

U la aksidentalisht hapur dera, pëllumbat bëjnë kërdi brenda një banese në Londër – PAMJE

Pëllumbat kanë shkaktuar një dëm prej 15 mijë funtesh në një apartament në lindje të Londrës, pasi qiramarrësit kanë lënë aksidentalisht derën hapur.

Bazuar në fotografitë e publikuara, zogjtë kanë fluturuar në çdo dhomë të këtij apartamenti duke bërë rrëmujë, raportoi të hënën “Daily Mail”.

Për ditë të tëra këta zogj kanë spërkatur çdo dhomë me jashtëqitje.

Siç është bërë e ditur, pastrimi i shtëpisë do t’i kushtojë pronarit rreth 15 mijë euro.

Pëllumbave iu deshën vetëm katër javë për të shkatërruar vendin.

Punëtorët e pastrimit kanë thënë se era e keqe ishte dërrmuese dhe është nevojitur mbajtja e dy maskave gjatë pastrimit.

Prona do të jetë jashtë funksionit për rreth një muaj derisa të pastrohet, ridekorohet dhe rinovohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img