2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ashton: I takon BE-së kur vendos të heqë masat

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, gjatë qëndrimit të saj në vend ka folur për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ashton thotë se i takon Brukselit zyrtar të vendos se kur i heq ato duke theksuar se një gjë e tillë mund të ndodh në momentin që përmirësohet situata. Ajo thotë se përgjegjësia e presidentes Vjosa Osmani dhe e kryeministrit Kurti është e madhe. Ajo ka pasur për fund edhe një porosi për Qeverinë Kurti, duke i thënë se sa më shumë që punon për zgjidhjen e problemeve, pavarësisht nga vijnë, është shumë më mirë.

“I takon BE-së kur vendos të heqë masat dhe do ta bëjë këtë kur të mendojë se situata është përmirësuar. Në çdo qeveri është vërtet e rëndësishme të siguroheni që të kërkoni vazhdimisht mënyra për të de-përshkallëzuar situatën. 

Përgjegjësia e liderëve dhe e qeverisë në çdo situatë është e madhe. Përgjegjësia e parë është të sigurohemi që njerëzit të jenë të sigurt dhe jo të rrezikuar. Duhet siguruar që po përpiqeni t’i zgjidhni problemet, ngado që vijnë, pavarësisht nga ato që shkaktohen. Kështu që unë do t’i thoja çdo qeverie dhe e përfshij edhe këtë aktualen, sa më shumë të bësh është më mirë”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img