Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se këtë javë kanë nisur zgjedhjet në katër nëndegët e kësaj partie në kryeqytet. Përmes një postimi në “Facebook”, Abdixhiku ka njoftuar se ka regjistrim dhe pjesëmarrje masive të anëtarësisë.
“Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim. “, tha ai.
Abdixhiku tha se synim është që të marrin pjesë 5000 anëtarët e anëtarësisë.
“Me synim të pjesëmarrjes së 5000 anëtarëve në gjithë Prishtinën, rrugëtimi ynë është ftesë për secilin që beson në vlerat tona e vizionin tonë. Dhe kjo ftesë, në këtë fillim, ka marrë përgjigje të shkëlqyeshme”, tha tutje ai.
Postimi i plotë:
????PRISHTINA ZGJEDH
Gjatë gjithë verës kemi punuar në ristrukturimin gjeografik të Prishtinës????️. Një proces i bërë për herë të parë që nga viti 1990. Kemi organizuar nga një nëndegë për pothuajse secilën lagje në kryeqytet. I kemi krijuar plot 87 nëndegë. Kemi krijuar edhe Komisione për secilën nga to, e kemi regjistruar anëtarësi – rekord – për çdo nëndegë.
Këtë javë në Prishtinë kanë nisur zgjedhjet në 4 nëndegët e para. Ky proces jo vetëm që ka nisur mbarë, por me pjesëmarrje masive të anëtarësisë e qytetarëve që besojnë në ‘Rrugën e Re’ e programin e djathtë të Lidhjes Demokratike, ai po shndërrohet në konfirmim të besimit qytetar ndaj punës tonë. Kemi parë energji të jashtëzakonshme tek secili, kemi parë rini e gra si asnjëherë më parë. Kemi parë entuziazëm e mobilizim për platformën tonë. Po e mbyllim javën me përplot gëzim. ????
Me synim të pjesëmarrjes së 5000 anëtarëve në gjithë Prishtinën, rrugëtimi ynë është ftesë për secilin që beson në vlerat tona e vizionin tonë. Dhe kjo ftesë, në këtë fillim, ka marrë përgjigje të shkëlqyeshme.
Prishtina po zgjedh. Prishtina po jep model të demokracisë e mbështetjes masive.
E ardhmja është e ndritshme.
#rrugaere #ldk