-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Apple do të përditësojë softuerin e iPhone 12 në Francë pasi shitjet në vend u ndaluan për shkak të niveleve të rrezatimit

Apple planifikon që të përditësojë softuerin e iPhone 12 për përdoruesit në Francë pasi rregullatorët e vendit urdhëruan pezullimin e shitjeve të modelit të vitit 2020 mbi shqetësimet rreth rrezatimit.

“Do të lëshojmë një përditësim softueri për përdoruesit në Francë për të përshtatur protokollin e përdorur nga rregullatorët francez. Ne presim që iPhone 12 të vazhdojë të jetë në dispozicion në Francë”, deklaroi të premten për CNN një zëdhënës i Apple.

Agjencia Kombëtare Franceze e Frekuencës, ANFR, të martën urdhëroi një tërheqje të menjëhershme të iPhone 12 nga tregu francez, me arsyen se modeli në fjalë tejkalonte nivelet evropiane të ekspozimit të rrezatimit.

ANFR gjithashtu kërkoi që për iPhone 12-shët të cilët veçse janë në përdorim, Apple duhet të përshtat “të gjitha masat e nevojshme korrektuese që t’i sjellë telefonat në përputhje me rregullat sa më shpejt të jetë e mundur” ose duhet t’i tërheq të gjitha pajisjet.

Apple për CNN tha se pezullimi i shitjeve lidhej “me një protokoll specifik testimi të përdorur nga rregullatorët francez dhe se nuk ishte ndonjë problem sigurie”.

“Që prej kur ishte prezantuar në vitin 2020, iPhone 12 është certifikuar dhe njohur se ka përmbushur ose edhe tejkaluar të gjitha rregullat e aplikuara të SAR dhe standardeve në të gjithë botën” bënë të ditur nga Apple.

Sipas rregullatorit francez, SAR është një matës i shkallës të absorbimit të energjisë nga trupi prej burimit i cili është duke u matur. Por ekspertët dhe rregullatorët në përgjithësi thonë se nuk ka vend për shqetësim.

“Pas diskutimeve dhe kërkesave nga ANFR, Apple më ka siguruar se do të shpërndajë një përditësim për iPhone 12 ditët në vijim”, shkroi të premten në profilin e tij në X Jean-Noel Barrot, ministri i Francës për ekonomi dixhitale.

Rregullatori francez po përgatitet që ta testojë shpejt këtë përditësim, “i cili eventualisht do ta sjellë modelin në një vijë me standardet evropiane të aplikuara në Francë” dhe më pas ta lejojë Apple që t’u rikthehet shitjeve shtoi ai.

Pezullimi i shitjeve erdhi në të njëjtën ditë që Apple zbuloi iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro, pajisjet e saj më të reja të produktit ikonik, në ngjarjen e tij kryesore vjetore në Kaliforni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img