2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Rashica: Klubi ku doja të luaja ishte Besiktasi, nuk do të dorëzohem deri në fund

Milot Rashica ka deklaruar se ishte dëshirë e tij që t’i bashkohej Besiktasit.

Reprezentuesi kosovar është pjesë e gjigantit turk që nga kjo verë, pas transferimit nga Norwich City për 5.25 milionë euro.

Rashica ka pranuar se kishte edhe oferta tjera, por që klubi ku dëshironte më shumë që të luante ishte Besiktasi.

Ai gjithashtu foli edhe për sezonin e kaluar që e kaloi si i huazuar te rivalët e Besiktasit, Galatasaray, skuadër me të cilën u shpall kampion në Turqi.

“Sezonin e kaluar pata një sezon të mirë dhe kalova shumë mirë me të gjithë atje. Kam bërë më të mirën, kam fituar një kampionat në fund të sezonit, por kam qenë një futbollist i huazuar. Kontrata ime kishte skaduar. Unë jam gjithashtu një futbollist profesionist, kjo është puna dhe karriera ime. Gjithmonë duhet të mendoj për hapin tjetër. Ndër ofertat që kam marrë, klubi që më donte më shumë dhe ku doja më shumë të luaja ishte Besiktasi. Ne mbajtëm takimet tona dhe arritëm një marrëveshje”, tha vushtrriasi.

Tutje, ai tha se këtë sezon do të shohim një Rashicë që nuk dorëzohet dhe që nuk pushon duke luftuar.

“Mbi të gjitha uroj që ekipi ynë të ketë një sezon të mbarë dhe ta kurorëzojë sezonin me kupën e kampionatit në fund të kësaj rruge. Gjërat mund të mos shkojnë gjithmonë mirë, por vërshëllima e fundit është në fushë. Unë kam një mentalitet futbolli që nuk ndalon së luftuari deri sa të bjerë fishkëllima e fundit dhe kjo është arsyeja pse ekipi ynë dhe tifozët tanë mund të jenë të sigurt se sido që të jetë situata aktuale, do të shikojnë një Rashicë që nuk dorëzohet dhe nuk ndalet së luftuari deri në fishkëllimën e fundit”, tha sulmuesi dardan.

Në fund, 27-vjeçari u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e Besiktasit.

“Si i tillë nuk kam pasur probleme të mëdha adaptimi dhe mënyra se si njerëzit më pritën ishte shumë e këndshme. Objektet tona, kushtet tona, stadiumi, tifozët tanë… gjithçka është shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam në Besiktas. Është një ndjenjë e mrekullueshme për mua që mund të luaj me fanellën e Besiktasit. Madje, të gjithë i dinë rekordet e decibelit të thyera nga tifozët e Besiktasit. Prandaj është një ndjesi e madhe për mua që mund të luajë në këtë stadium, ku kam luajtur me ekipin rival, tani me fanellën e Besiktasit. Ne do të luajmë futboll duke e ditur që tifozët e Besiktasit janë pas nesh me atë zhurmë të madhe dhe është një ndjenjë e mirë”, deklaroi Milot Rashica. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img