Dëmet në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. janë të mëdha. Katër apartamente janë shkrumbuar krejtësisht ndërsa 12 banesa, janë bërë të pabanueshme pasi janë dëmtuar pjesërisht.
Që prej ditës së djeshme policia ka vendosur një perimetër sigurie dhe nuk i lejon banorët që të futen brenda. Njerëzit kanë tentuar që të futen të shohin se çfarë është dëmtuar në apartamentet e tyre por nuk janë lejuar nga uniformat blu.