11.9 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria Gjermane: Obstruksioni s’na nxjerrë nga kriza, të zhgënjyer që dialogu Kosovë-Serbi s’pati sukses

Zëdhënësi  i Qeverisë Federale të Gjermanisë, Steffen Hebstreit, ka thënë se është shumë zhgënjyese që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, përsëri ka qenë i pasuksesshëm.

Hebstreit ka thënë se pengesat nuk do të krijojnë rrugë për dalje nga kriza dhe ka përsëritur se dialogu i për noramlizim që drejtohet nga BE-ja është e vetmja rrugë për të shkuar tek zgjidhja.

Zëdhënësi i Qeverisë së kancelarit Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me partnerët e saj për këtë gjë.

“Shumë zhgënjyese që takimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ishte sërish i pasuksesshëm. Pengimi nuk do të na nxjerrë nga kriza. Dialogu i normalizimit i udhëhequr nga BE-ja është mënyra e vetme për një zgjidhje. Gjermania do të vazhdojë të punojë intensivisht me partnerët e saj për këtë”, ka thënë Hebstreit..

Të zhgënjyer që nuk pati sukses dje në Bruksel janë shprehur edhe nga Departamenti Amerikan i Shteitt./Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img