7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Osmani: Do të kemi në dispozicion 35 milionë dollarë për projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas nënshkrimit të marrëveshjes me USAID-in, përmes së cilës vendi përfiton grant prej rreth 35 milionë dollarësh.

Osmani tha se si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Kosova do të ketë në dispozicion 35 milionë dollarë për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës për qytetarët.

“Po ju drejtohem pas nënshkrimit të marrëveshjes e cila do të ndikojë drejtpërsëdrejti në plotësimin e objektivave zhvillimore të vendit tonë. Sot së bashku me SHBA-në nënshkruam marrëveshjen për grantin për zhvillim. Si rezultat i saj do të kemi në dispozicion 35 milionë dollar, për projekte të cilat kontribuojnë në përmirësimin e jetës për gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Presidentja shtoi se “kjo marrëveshje është vazhdim i përkrahjes së SHBA-së ndaj Kosovës”.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës ju falënderoj përzemërsisht”, përfundoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img