4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ashton mbron Borrellin dhe Lajçakun: “Ata ju duan juve, e duan suksesin e Kosovës”

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara dhe të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në konferencën e Grupit për Ballkanin, baronesha Ashton e cila ka qenë ndërmjetësuese e dialogut më herët, ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur në këtë proces.

Ashton tha se ajo që po bën Kosova dhe Serbia është e vështirë dhe e rrallë, sepse nuk ndodh në shumë vende të botës.

“Ajo çfarë po provoni të bëni është për të ardhmen. Ju duhet të njihni dhe të respektoni të kaluarën, të njihni dhe të respektoni njerëzit që kanë vuiajtur, shumë njerëz. Dhe duhet ta dini se ajo çfarë po bëni dhe keni bërë në të kaluarën është që ta bëni të ardhmen më të mirë. Dhe kjo kërkon kurajë dhe lidership. Dhe është diçka e rrallë që ndodh në botë, ju s’mund ta gjeni shpesh. Por e gjeta këtu dhe në Serbi”.

Ajo ka thënë se negociatat për arritjen e marrëveshjes në vitin 2013 kanë qenë të ndërlikuara, por më sfidues sipas saj u bë pastaj implementimi.

Ashton tha se edhe Josep Borrell, që tanimë është në postin që kishte ajo, po e bën të njëjtën, derisa për emisarin Miroslav Lajçak shtoi se e do suksesin e këtij procesi.

“Lajçaku ka punuar për mua dhe me mua për shumë vjet dhe është person që e do suksesin e Kosovës. Ai po e bën këtë sepse beson në të. Ata po dalin me ide, sepse ata ju duan juve. Unë s’kisha pse t’i kaloja gjithë ato orë me Serbinë dhe Kosovën, por e bëra sepse besova në të. Shumë vende duan t’i bashkohen BE-së, shumë vende duan të kenë raporte të fuqishme me BE-në”, ka thënë ajo në konferencën e organizuar nga Grupi për Ballkan me temë “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit”.

Në anën tjetër, ambasadori Philp Reeker, ish zyrtar i lartë i ShBA-ve, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do t’i ofrojë më shumë siguri dhe zhvillim Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img